Qytetërim

Futbolli në zi! Ndërron jetë pas një aksidenti me makinë ylli i Liverpool, Diogo Jota, u martua 10 ditë më parë

Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë.

F.I
Futbolli në zi! Ndërron jetë pas një aksidenti me
Diogo Jota

SPANJË- Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit e Portugalisë dhe vëllai i tij, Andre (26 vjeç, futbollist i Penafiel), kanë humbur jetën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë. 

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Diogo u martua vetëm 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë të vegjël. Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. 

Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregojnë çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (lindur 2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.  Fati luajti një lojë të tmerrshme me Jotan, i cili u detyrua të udhëtonte me makinë sepse mjekët e ndaluan të fluturonte, pasi kohët e fundit i ishte nënshtruar një operacioni në mushkëri.

Kjo është arsyeja pse Jota dhe vëllai i tij u nisën për në Santander, me qëllim që të kapnin tragetin për në Angli. Gazetari portugez Victor Pinto zbuloi detaje për mediat portugeze.

"Diogo zgjidhte të udhëtonte me makinë, sepse kishte disa probleme me mushkëritë, asgjë serioze, dhe siç e dimë, ekziston një traget që lidh jugun e Anglisë me rajonin spanjoll të Kantabrisë. Ai duhej të merrte një traget për në Santander, që do të thotë se nuk do të udhëtonte me makinë nga Anglia në Portugali."

Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB