Qytetërim

“Diddy” shpallet fajtor vetëm për prostitucion, por jo për shumicën e akuzave serioze

Reperi u shpall i pafajshëm për akuza si trafikim të qënieve njerëzore dhe shantazh.

F.I
“Diddy” shpallet fajtor vetëm për prostitucion, por jo
Sean "Diddy" Combs

SHBA-Reperi Sean "Diddy" Combs është shpallur fajtor vetëm për akuzën për prostitucioni. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit të seksit. Reperi u akuzua nga prokurorët për abuzim seksual me tre viktima të dyshuara, përfshirë ish-partneren e tij prej shumë kohësh, këngëtaren dhe modelen Cassie Ventura, si dhe për krime të tjera duke përfshirë rrëmbim, zjarrvënie dhe shantazh.

Nëse ai do të ishte dënuar për ndonjë nga akuzat e tjera, 55-vjeçari mund të përballej me burgim të përjetshëm. Por, Combs tani përballet me dënimin deri në 10 vjet burg, pasi u shpall fajtor për transportimin e eskortave meshkuj për seanca seksuale me ish-të dashurat.

Videot  me eskorta meshkuj iu treguan jurisë vetëm gjatë gjyqit shtatë-javor, me pamjet që u mbajtën private nga anëtarët e publikut dhe medias në gjykatë. Ish-punonjës, së bashku me eskortat, stafin e hotelit dhe oficerët e policisë ishin midis atyre që dhanë dëshmi./ZËRI

Poll

MOS HUMB