Qytetërim

Drama Wanda Nara - Mauro Icardi/ Futbollisti merr vajzat pas 10 orës, u desh ndërhyrja e Policisë

Personazhi televiziv refuzoi t’ia jepte vajzat babait të tyre, por u dorëzua pas një seriali dhjetë-orësh dhe kërcënimit me arrestim.

k.m.
Drama Wanda Nara - Mauro Icardi/ Futbollisti merr vajzat pas 10 orës, u
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

BUENOS AIRES- Lufta midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon dhe e gjithë Argjentina po shikon një telenovelë të pabesueshme që askush nuk mund ta parashikojë. Fundjavën e kaluar Icardi duhej të merrte, sipas orarit të caktuar nga gjykata, dy vajzat e tyre për të kaluar disa ditë së bashku... 

Futbollisti i Galatasarayt shkoi në orën 11 të mëngjesit në apartamentin ku jeton Nara me fëmijët (të cilin e ka blerë vetë), megjithatë ish-gruaja e tij refuzoi t'i linte fëmijët të shkonin me të atin, duke përmendur arsye personale dhe psikologjike!

Fillimisht, Icardi dhe përfaqësuesit e tij u përpoqën ta bindnin me qetësi duke shpjeguar se ajo është e detyruar nga vendimi i gjykatës t'i lërë fëmijët, megjithatë, me kalimin e kohës, tensioni u shtua. Situata dukej se po dilte jashtë kontrollit dhe fqinjët telefonuan Policinë me "çështjen personale" që evoluoi në... një shfaqje publike. Edhe Icardi nuk qëndroi duarkryq por telefonoi Autoritetin e Mbrojtjes së të Miturve, dhe informoi Policinë për të ngritur një padi kundër ish-gruas së tij!

Më në fund, pas një maratone 10-orëshe, dy vajzat e vogla dolën nga apartamenti dhe iu dorëzuan babait të tyre, i cili njoftoi veprime të reja ligjore.

"Nuk është e mundur që çdo takim me vajzat e tij të varet nga humori ose humoret e Wandës,"- thanë avokatët e futbollistit. Teksa Nara kthehet në shënjestër të sulmeve online, ajo vetë beson se Icardi po i përdor vajzat për ta ushtruar presion emocional ndaj saj.

Gjyqi, por edhe drama vazhdon. Mbetet të ndjekim serinë e radhës!/ZËRI

Poll

MOS HUMB