
TURQI- Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të yllit të Galatasaray, Mauro Icardi, njoftoi se u nda SËRISH me sulmuesin argjentinas. Lajmin e dha vetë në një transmetim të drejtpërdrejtë në "America TV", një kanal kombëtar në Argjentinë.
"Unë u ndava me Mauro. Për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore, u përpoqa përsëri, por nuk funksionoi,"-u shpreh ajo.
Mediat në Argjentinë duket se janë tashmë të sigurta, duke thënë se modelja ka kërkuar sërish divorcin nga futbollisti i Galatasaray-t dhe se dëshiron që ylli i futbollit t'ia lërë të gjitha pronat asaj. Kjo nuk është hera e parë që të dy ata po kalojnë krisje në marrëdhënie. Në vitin 2021, ata u bënë pjesë e një skandali, me modelen China Suarez që tregoi se kishte kryer marrëdhënie me Icardin ndërkohë që ai ishte i martuar me Wandën.
Ndërkohë që të dy as nuk ndiqen në rrjetet sociale.
Po ashtu, në vitin 2022, modelja kërkoi divorcin nga sulmuesi, duke marrë të pestë fëmijët e saj dhe duke u larguar drejt Argjentinës, ndërkohë që ai po bëhej gati për transferimin në Turqi, por gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe ata u rikthyen sërish bashkë.
Nara dhe Icardi kanë dy vajza, Francesca Icardi Nara (lindur më 19 janar 2015) dhe Isabella Icardi Nara (lindur më 27 tetor 2016). Teksa Wanda ka dhe tre të tjerë me ish-futbollistin Maxi Lopez./ZËRI