Qytetërim

Mauro Icardi - Wanda Nara: Tension për paratë, lot për videon "+18" dhe...'diss' në rrjetet sociale

Divorci i çiftit të famshëm është ende në qendër të vëmendjes së medias.

Redaksia Zëri
Mauro Icardi - Wanda Nara: Tension për paratë, lot për videon
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

ITALI- Ky është një nga divorcet më të përfolura në showbizin sportiv dhe duket se kemi ende shumë për të parë. Wanda Nara dhe Mauro Icardi u gjetën përsëri ballë për ballë në një sallë gjyqi në Milano, pas muajsh plot skandale, akuza dhe zbulime gazetareske që konfirmuan fundin e marrëdhënies së tyre. Kjo ishte seanca e dytë dëgjimore e mbajtur para gjyqësorit italian (në të parën ishte paraqitur vetëm Icardi), që zgjati gati tre orë dhe megjithëse filloi me britma dhe tension, përfundoi me një moment të papritur qetësie. Moment ky që i habiti si mediat ashtu edhe dëshmitarët e pranishëm.

Para së gjithash, Wanda Nara “vodhi shfaqjen” duke mbërritur në gjykatë me një Lamborghini rozë dhe një kostum për meshkuj, duke iu referuar pamjes së ngjashme që Amber Heard kishte bërë gjatë gjyqit të saj me Johnny Depp.

Mauro Icardi - Wanda Nara: Tension për paratë, lot për videon

Dhe këto zgjedhje të ish-gruas së tij nuk kaluan pa u vënë re nga Icardi.


"Pas një muaji do të na shihni me një Lamborghini rozë, Johny,"- shkroi ai në një story në Instagram, duke postuar një foto (produkt i inteligjencës artificiale) ku shfaqet krah për krah me yllin e Hollivudit. Kështu, Icardi sulmoi drejtpërdrejt gruan e tij.

E gjithë kjo ndodhi pasi të dy e gjetën veten jashtë sallës së gjyqit në fund të betejës ligjore tre-orëshe dhe qetësia dukej se mbizotëroi. Në fakt ishte krejt e kundërta e asaj që ndodhi brenda dhomës ku temat kryesore të diskutimit ishin: ndarja e pasurisë, rregullimi i kujdestarisë së përbashkët të fëmijëve dhe mirëmbajtja e dy vajzave.

Lojtari i Galatasarayt i kërkoi gjykatës të shqyrtonte nëse duhet t'i paguante pension ushqimor ish-gruas së tij, ndërsa Wanda thuhet se kërkoi disa qindra mijëra euro në muaj për shpenzimet e fëmijëve. Icardi kërkoi të merrte kujdestarinë e vajzave të tyre, duke dashur t'i çonte ato në Turqi, por Nara, e cila jeton përsëri në Argjentinë prej një viti, nuk pranoi. Tensioni më i madh u shkaktua kur avokatët e Icardit prezantuan një video që, sipas thashethemeve, tregon Wandën në një akt pabesie me Keita Balde, dhe aty personaliteti televiziv thuhet se fillimisht reagoi me zemërim përpara se të shpërthente në lot.

Seanca e radhës (e tretë) është planifikuar për në korrik, ndërsa vendimi përfundimtar për divorcin pritet në fillim të vitit 2026 — përveç nëse arrihet më shpejt një zgjidhje jashtëgjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB