Qytetërim

Brad Pitt flet për herë të parë për divorcin me Angelina Jolie

Angelina Jolie, 49 vjeç, kishte paraqitur kërkesë për divorc në shtator 2016, pas një incidenti të ndodhur gjatë një fluturimi me aeroplan privat.

k.m.
Brad Pitt flet për herë të parë për divorcin me
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

SHBA- Pas më shumë se 8 vitesh gjyq, Brad Pitt më në fund ka folur për finalizimin e divorcit të tij nga Angelina Jolie, duke ofruar një perspektivë të qetë mbi atë që për shumë kohë ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të Hollywood-it. Në një intervistë për revistën "People", të publikuar më 28 maj, aktori 61-vjeçar foli për divorcin që u finalizua më 30 dhjetor 2024, duke thënë se nuk e ndjeu si një moment të madh emocional: Jo, nuk mendoj se ishte diçka kaq e madhe. Thjesht diçka që po realizohej. Ligjërisht!

Angelina Jolie, 49 vjeç, kishte paraqitur kërkesë për divorc në shtator 2016, pas një incidenti të ndodhur gjatë një fluturimi me aeroplan privat. Jolie pretendoi se Pitt kishte qenë abuziv ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, por aktori nuk u akuzua kurrë pasi Jolie nuk ngriti padi.

Çifti ka gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19), Knox dhe Vivienne (16). Ata nisën lidhjen në fillim të viteve 2000 dhe u martuan në vitin 2014. Ndërsa një përfaqësues i Pitt refuzoi të komentojë marrëveshjen e divorcit, një burim i afërt i aktorit i tha revistës PEOPLE se ai është “i lumtur që e ka lënë pas këtë kapitull” dhe po jeton një periudhë të qëndrueshme me partneren e tij Ines de Ramon, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2022.

Ndërkohë, avokati i Jolie-s, James Simon, deklaroi se aktorja është përqendruar te “paqja dhe shërimi” dhe e konsideroi përfundimin e divorcit si “një hap në një proces të gjatë që zgjat prej tetë vitesh.”

“Angelina është e lodhur, por e lehtësuar që kjo pjesë ka përfunduar,”- tha ai.
Gjatë intervistës, Pitt foli edhe për ndikimin që ka pasur media në jetën e tij private dhe për faktin që gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes.

“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme. Ka qenë në lajme për 30 vjet,”-tha ai për GQ. Kur u pyet nëse filmi i ri “F1”, ku luan rolin e një piloti garash së bashku me Damson Idris, ishte një mënyrë për t’i shpëtuar vëmendjes mediatike, ai u përgjigj shkurt: Unë nuk e shoh kështu./ZËRI

Poll

MOS HUMB