Qytetërim

Njukasëll premton “merkato të madhe” pas kthimit në Ligë të Kampioneve

 Me rreth 100 milionë euro që priten nga pjesëmarrja në garën elitare evropiane, drejtuesit e klubit janë të vendosur të investojnë.

Redaksia Zëri
Njukasëll premton “merkato të madhe” pas kthimit në
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Sezoni i Njukasëll tejkaloi pritshmëritë dhe solli kualifikimin në Ligë Kampionesh. Trajneri i Njukasëll, Edi Hau (Eddie Howe), ka paralajmëruar një verë përplot blerje të reja. Menaxheri theksoi se mungesa e përforcimeve në tre merkatot e fundit mund të ketë ndikuar negativisht në disa rezultate.

Ai shtoi se është koha për ndryshime për të ruajtur dinamizmin e skuadrës. Me rreth 100 milionë euro që priten nga pjesëmarrja në garën elitare evropiane, drejtuesit e klubit janë të vendosur të investojnë. Kapiteni Bruno Guimarãesh ndau të njëjtin mendim me trajnerin, duke theksuar nevojën për zgjerim të skuadrës për të përballuar ritmin e një sezoni me disa kompeticione.

Mes trajnerit dhe kapitenit ishte e përbashkët bindja se skuadra mund të bënte më shumë, por mungesat për shkak të dëmtimeve kishin ndikuar sezonin. Pavarësisht paraqitjes së dobët ndaj Evertonit, fitorja e Mançester Junajtidit pa pretendime kundër Aston Vilës vulosi kualifikimin e Njukasëllit në Ligë Kampionesh duke sjellë festë në San Xhejms Park. Ata u kualifikuan si skuadra e pestë angleze, edhe pse me pike të barabarta me Aston Vilën, 66 secila.

Brajan Mbuemo i Brentfordit si përforcim nga e djathta, Xharel Kuansah i Liverpulit, Gonzalo Ramosi i PSG-së në qendërsulm, Ivan Guesandi i Nisës po aty dhe Fikajo Tomori i Milanit në qendërmbrojtje janë disa nga emrat më të përfolur si afrime të mundshme të bardhezinjve./ZËRI

Poll

MOS HUMB