
ITALI- Merkatoja e Napolit të këtij viti do të jetë e pandalshme. Këtë gjë, për ta joshur të qëndronte, De Laurentisi ia kishte bërë me dije edhe Kontes në takimin e tyre zyrtar për shqyrtimin e vijimësisë së projektit. Firma e De Brujnes, mesfushorit që çdo trajner në botë do të donte ta kishte nën urdhra dhe epërsia në negociatën me Xhonatan Dejvidin ishin dy ekskluzivitetet që De Laurentisi pati sjellë në atë takim.
Mirëpo nuk ishte mjaftuar me kaq. Në përfundim të takimit dolën edhe dy emra të tjerë, njeri prej të cilëve duket se do të vishet i kaltër në varësi të negociatave me Napolin: Kang In Li i PSG-së ose Garnaçoja, argjentinasi i Junajtidit, për të cilin klubi kërkon 60 milionë euro./ZËRI