Qytetërim

Plotësohet dëshira e Sarës, Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

Sara tha se e mban mend këtë datë dhe dëshiron fitoren e boksierit.

D.XH
Plotësohet dëshira e Sarës, Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote
Sara Gjordeni dhe Jurgen Uldedaj

LONDËR- Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar ka mposhtur gjatë ditës së sotme boksierin anglez, Xhon Frenk Mendi.

Ndeshja u zhvillua me 10 raunde. Fituesi i duelit është vendosur me pikë, pasi boksierët kanë rezistuar deri në fund. Kjo ishte fitorja e 16 e Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut. Ai numëron vetëm 1 humbje.

Emri i boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj është përmendur edhe në Big Brother Vip. Sara Gjordeni, ish-e dashura e tij, që thuhet se ka lënë marrëdhënien e tij pezull, e ka uruar Uldedajn me një fitore në këtë ndeshje.

“Jam pak si në siklet, sepse dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën sot, çdo ditë që paraprinte, kisha emocione”, ka thënë Sara. Sa duket, dëshira e banores së BBVIP u plotësua./ZËRI/

Poll

MOS HUMB