
TIRANË- Dy opinionistët e “Fun Club”, Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku janë puthur në buzë. Dyshja kanë qenë të pranishëm në emision sot, si çdo të dielë, por u shfaqën të veshur ndryshe. Ina kishte ardhur e veshur me të bardha si një nuse ekstravagante, por velloja në kokë nuk i mungonte.
Ndërsa Ronaldo ishte veshur me një kostum ngjyrë rozë. Duke marrë shkas dhe nga dasma që u zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ku Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli u kurorëzuan në kuadër të lojës, dyshja e opinionistëve kërkuar bekimin e moderatores Enxhi Nasufi.
Pasi ajo ua dha, ata u puthën në buzë.