Qytetërim

VD/ Graciano qan! I premton Elvisit: Ti nuk do dëmtohesh

Graciano i tha Elvisit se nuk ka mënyrë tjetër, përpos se të luajë fort.

D.XH
VD/ Graciano qan! I premton Elvisit: Ti nuk do dëmtohesh
Graciano qan

TIRANË- Surprizat në Big Brother Vip 3 vazhdojnë. Mbrëmjen e djeshme, Graciano vendosi që të çojë në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin.

Graciano ka biseduar me Elvisin në lidhje me nominimet, ndërsa në një moment ka qarë. Elvisi i tha se nuk mërzitet shumë nga nominimet që ai ka bërë. Graciano i premtoi se ai nuk do të dëmtohet, ndërsa nisi të qante.

Elvisi: Unë nuk jam mërzitur fare. Sinqerisht, realisht.

Graciano: Kjo më intereson, realisht.

Elvisi: U betova për vëllain që nuk jam mërzitur. Nuk e kam marrë personale. Ndihesh keq kur të thotë një person që je i rëndësishëm. Pastaj vendos trurin në punë dhe hyn në mendime, sepse e di se ku je.

Graciano: Duhet luajtur fort, nuk mundem ndryshe. E rëndësishme është që ti mos të dëmtohesh. Nuk të bëra gjë që të dëmtohesh.

Elvisi: Minimumi do shkoj tek dera e SPAK prapë. Shkoj te shokët e mi. U kënaqa këtu, bëra atë që më donte zemra./ZËRI/

Poll

MOS HUMB