Qytetërim

“Ta mbani dhe ta gëzoni Gazin”, Meri kritika pas daljes nga BBV: Jam VIP, flokët mi krehin të tjerët

Meri komentoi edhe diskutimet për pamjen e saj, kur tha se nuk është mësuar në jetën reale që të krehë flokët, pasi kujdesen persona të tjerë për të

E.K
“Ta mbani dhe ta gëzoni Gazin”, Meri kritika pas daljes nga
Meri Shehu

TIRANË- Astrologia Meri Shehu ka pasur rezerva në lidhje me daljen e saj nga shtëpia, ku ka bërë kritika në studion e Fun Club. Teksa iu prezantuan disa klipe nga momentet gazmore në shtëpinë e Big Brother, Meri tha se eksperienca e saj është më e gjerë se ato momente disi erotike që iu publikuan.

“Montazhi ka montuar ato që ka pasur në mendjen e vetë, dhe ato që nuk ka bërë në jetën e vetë. Unë kam një jetë komplet tjetër, mund të kapte aleancat, debatet që kemi bërë, por mesa duket montazhi ka pasur nevojë për luksin e të qenit i hapur dhe i gëzuar. Unë simpatinë e kam pasur, nuk e kam fituar nga Big Brother”, tha Meri.

Ndërkohë që vijoi më tej: Unë di që preferoj tre lojtarë që janë Ilnisa, Romeo dhe Graciano, por ende nuk i shoh fitues. Unë bëra lojën siç e desha, jam këtu se dua unë. Nuk më ka fryrë Ilnisa mua që të agravohesha me Rozën. Ilnisa bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është në temperamentin tim. Nëse do ta kisha tradhtuar edhe unë Ilnisën, mbase do të ishte ajo këtu.

A je e vetëdijshme që të ka nxjerrë Gazi nga shtëpia?

Meri: Mua nga shtëpia nuk më ka nxjerrë askush nga shtëpia, ju Gazin ta keni dhe ta gëzoni tani e tutje. Unë shpëtova nga presioni dhe loja, dhe luajta aq sa desha unë. Për miqësinë me Ilnisën duhet ta shohim, si do të vazhdojë jashtë.  

Meri komentoi edhe diskutimet për pamjen e saj, kur tha se nuk është mësuar në jetën reale që të krehë flokët, pasi kujdesen persona të tjerë për të.

“Zemër unë jam VIP, unë nuk di të krehë flokët e mia, sepse në jetën time ngrihem në mëngjes dhe më krehin të tjerët”, tha Meri.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB