Qytetërim

Pas suksesit me Bjellorusinë, Shqipëria luan sot sfidën kundër San Marinos, 4 futbollistë në tribunë

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se Klisman Cake nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje, ndërsa portieri Simon Simoni është larguar nga grumbullimi i Kombëtares.

F.I
Pas suksesit me Bjellorusinë, Shqipëria luan sot sfidën
Kombëtarja shqiptare

TIRANË-Kombëtarja shqiptare luan sot ndeshjen e saj të dytë në edicionin aktual të Ligës së Kombeve, duke u përballur në transfertë me San Marinon. Kuqezinjtë kërkojnë të marrin fitoren e dytë radhazi në Grupin C1. Sfida do të luhet në stadiumin “San Marino”, në orën 20:45.

Shqipëria do të ketë dy mungesa në sfidën e radhës ndaj San Marinos në Nations League. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se Klisman Cake nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje, ndërsa portieri Simon Simoni është larguar nga grumbullimi i Kombëtares.

Nga 28 futbollistë të grumbulluar 26 janë në dispozicion të Rolando Maran, teksa 3 prej tyre do përfundojnë në tribunë, pasi UEFA nuk pranon më shumë se 23 lojtarë në protokoll. Mbrojtësi Naser Aliji është dërguar në tribunë, duke i bërë vend mesfushorit Luis Hasa. Aliji i bashkohet Sabah Kerjotës dhe Feta Fetait si zgjedhje teknike të trajnerit italian.

Poll

MOS HUMB