TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me fitore Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë hapën shënuan në minutën e 34-t përmes një penalltie të ekzekutuar saktë nga Kristjan Asllani, duke kaluar Shqipërinë në avantazh, 1-0. Më pas, në minutën 46-të, Ernest Muçi dyfishoi shifrat për Shqipërinë. Në pjesnë e dytë, kuqezinjtë administruan rezultatin dhe e ruajtën portën e paprekur deri në përfundim të sfidës.
Pas ndeshjeve të para në grupin 1 të Ligës C Shqipëria ndan kreun me Finlandën. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 29 shtator në transfertë kundër San Marinos, ndërsa objektivi është për t’u ngjitur sërish në Nivelin B.
Në ndëshjen e radhës, e rëndësishme nuk është vetëm fitorja, por edhe golavarazhi, pasi mund të ndikojë për të përcaktuar në fund vendin e parë në grup.
Në Ligën e Kombeve vendi i parë në grupin e Ligës C siguron automatikisht ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me vendin e tretë të një grupi nga Liga B. Vendi i parë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi të jep shanse për t’u kualifikuar në Evropian përmes ‘play-off-it’./ZËRI