Qytetërim

Shqipëri-Bjellorusi/ Maran zbulon 11-shen titullare, Manaj udhëheq sulmin

Në mesfushë do të luajnë Asllani dhe Ramadani, ndërsa në linjën ofensive janë Hoxha, Muçi dhe Seferi. Në majën e sulmit është vendosur Manaj.

M.K.
Shqipëri-Bjellorusi/ Maran zbulon 11-shen titullare, Manaj udhëheq
Air Albania

TIRANË- Shqipëria është gati për përballjen me Bjellorusinë në stadiumin 'Air Albania', ndërsa trajneri Silvinjo Maran ka bërë publike 11-shen që do të nisë takimin.

Në portë rikthehet Etrit Berisha, ndërsa reparti defensiv përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo.

Në mesfushë do të luajnë Asllani dhe Ramadani, ndërsa në linjën ofensive janë Hoxha, Muçi dhe Seferi. Në majën e sulmit është vendosur Manaj.

Trajneri Maran ka zgjedhur skemën 4-2-3-1 për këtë sfidë.

Ndërkohë, atmosfera në kryeqytet është elektrizuese. Qindra tifozë kuqezi janë mbledhur pranë stadiumit 'Air Albania' me flamuj dhe simbole kombëtare në mbështetje të ekipit përfaqësues.

Hyrja e tifozëve në stadium ka nisur prej orës 18:30 ndërsa pritet që tribunat të mbushen përpara startit të ndeshjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB