
BRAZIL- Neymar u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe më pas konfirmuan ndarjen.
Por sipas aludimeve Neymar është në pritje të fëmijës së tij të tretë dhe jo me Biankardin. The Sun shkruan se flitet se nëna është një tjetër modele braziliane dhe është tre muajshe shtatzënë.
“Nejmar do të bëhet baba për herë të tretë. Mamaja është një modele braziliane dhe është tre-muajshe. Ajo ngeli shtatzënë kur kishte një lidhje intime me futbollistin, ndërkohë që ai po rikuperohej nga dëmtimi. Tashmë nëna duhet të kryejë disa teste për të parë nëse është në gjendje të mirë. Shtatzania ishte një surprizë, por ata kishin një romancë”, tha gazetari brazilian i showbiz-it, Leo Dias.
Ende nuk ka asnjë përgjigje nga Neymar. Kujtojmë se ish-i i tij Bruna Biancardi, nëna e Mavie, konfirmoi se ajo dhe braziliani nuk ishin më bashkë në fund të nëntorit. Neymar, i cili ka një djalë 12-vjeçar me ish-të dashurën Carolina Danta, u akuzua për tradhti ndaj partneres së tij në tetor, pasi ai u filmua duke festuar me dy gra në një klub nate në Barcelonë./ZËRI