
BRITANI E MADHE- TikToker-i misterioz godet "sërish" në Liverpool. Videoja e tij e re tregon vajzat pas mesnate në orën 01:00. Disa janë të ulura në rrugë dhe të lodhura, të tjera flasin në celular dhe ka nga ato që presin vetëm në një cep. Sipas llogarisë në platformën e njohur të rrjeteve sociale, burri misterioz që mbikqyr jetën e natës së vajzave të reja dhe shfaq periodikisht video që mund të konsiderohen gjithashtu seksiste, pasi fokusohen vetëm në disa pjesë të trupit të vajzave.
@54846323duc #Beautiful #Liverpool at 1:00 am#???????? #temperament #beauties #life #liverpool ♬ 原聲 - 叶落抚尘
Edhe pse llogaria pretendon se "dokumenton jetën e natës së qytetit", prania e meshkujve në videot e llogarisë është dukshëm më e vogël se ajo e femrave. Megjithatë, shumica e grave që janë filmuar pothuajse nuk e shikojnë kamerën, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se pamjet janë kapura në kamera të fshehtë ose nga një distancë e madhe.
Një TikTokere e njohur, Amy Adams e pa veten në dy video të veçanta, tha: Mund të konfirmoj se të gjitha vajzat në këtë video janë regjistruar pa pëlqimin e tyre.
Sipas New York Post , edhe pse identiteti i përdoruesit Walking in China mbetet një mister, "investiguesit" e internetit besojnë se është një burrë. Në videot e fundit të llogarisë, megjithatë, ka disa komente nga gratë që mbrojnë vajzat e reja, duke u kujtuar komentuesve toksikë se mënyra se si vishet një grua nuk është një "ftesë" apo një justifikim për sjellje të vrazhdë ndaj tyre./ZËRI