
SHBA- Reperi amerikan Calvin Cordozar Broadus Jr. , i njohur me emrin e artit Snoop Dogg, do të jetë korrespondent për NBC gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
"Le të festojmë, le t'i bëjmë këto Lojëra të paharrueshme, të rrisim konkurrencën dhe të shkëlqejmë më mirë se floriri,"- tha reperi amerikan.
Aie confiance en toi et sois toi-même. Reste dans l'ombre jusqu'à ce que tu accèdes au sommet pic.twitter.com/X1KFc7gI3j
— Snoop Dogg (@SnoopDogg) December 29, 2023
Reperi 52-vjeçar do të punojë për NBC si një " korrespondent special" në Lojërat Olimpike dhe do të japë këndvështrimin e tij për atë që po ndodh në Paris. Në një video të postuar të hënën në llogarinë e tij në platformën X (ish-Twitter), ai kërcen para Kullës Eifel duke bërë muzikë rap.
Mesa duket do shohim spektakël./ZËRI