Qytetërim

Trendet në veshje dhe make-up që na presin në 2024

Lundrimi në internet nuk u bë aspak i mërzitshëm, përkundrazi, ka qenë argëtues, sepse diçka e re na është sërvirur çdo ditë!

k.m.
Trendet në veshje dhe make-up që na presin në 2024
Foto ilustruese

TIRANË- Viti që lamë pas ka qenë një nga vitet më kreative për sa i përket krijimit dhe lindjes së trendeve të reja në makeup dhe modë. Falë rrjeteve sociale, influencerave dhe sidomos VIP-ave ndërkombëtarë, këtë vit, lundrimi në internet nuk u bë aspak i mërzitshëm, përkundrazi, ka qenë argëtues, sepse diçka e re na është sërvirur çdo ditë! Që diçka të bëhet trend, jo domosdoshmërisht duhet të jetë diçka gjeniale, ndonjëherë mjafton që t’i vendosësh një emer të bukur nga sipër, dhe arrin të bëjë xhiron e rrjetit. Mund të këni lexuar për “thonj boronice si Hailey Bieber”, një emër i gjetur ky për thonj që realisht janë thjesht bojëqielli...

Kjo është e bukura e rrjeteve sociale dhe mënyrave si diçka bëhet virale. Me ardhjen e vitit të ri, jemi kuriozë të shohim se ku do përqëndrohet vëmendja e komunitetit të bukurisë dhe modës, kështu që grumbulluam disa parashikime për trendet e reja të makeup dhe veshjeve.

Bluja e viteve 2000

Shumë trende të viteve 2000 kanë bërë një rikthim, por sytë e lyer blu do mbeten gjithmonë legjendarë! Ngjyra blu e akullt në qepalla ka qenë look-u i preferuar i adoleshenteve në vitet 2000 , dhe sipas parashikimeve, influencer-at nuk kanë aspak ndërmend t’a lenë mbrapa, por do t’a shohim edhe në 2024.

Makeupi ‘Sugar Plum’ (Kumbulla e ëmbël)

Ndërthurja e trendeve me emra frutash ka qenë dhe arsyeja pse shumë të famshëm janë bërë viralë dhe produktet e tyre janë shitur. Një tualet si ‘kumbull e ëmbel’ do të thotë të përdorësh ngjyra si e kuqe apo vishnje, në sy, faqe dhe buzë. Ky trend u fuqizua nga Hailey Bieber, e cila sigurisht për të reklamuar produktet e saj, përdori kryesisht emra që domosdo do tërhiqnin vëmendjen e përdoruesve ‘estetikë’ të internetit.

Shumë blush!

“Asnjëherë nuk mund të thuash se ke vënë shumë ‘blush’ në faqe!”, kështu janë shprehur gjithë vitin adhuruesit e të bukurës, duke krijuar një fiksim global me produktet për faqet. Ndikim shumë të madh ka patur pikërisht Selena Gomez, e cila me krijimin e produkteve shumë të pigmentuara për faqet, zgjoi mbase një dashuri të fshehur për faqe të lyera më shumë seç duhet.

Forma abstrakte

Peneli i zi është klasik dhe sdo dalë kurrë nga moda, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të guxojmë dhe argëtohemi pak me ngjyrat dhe format e tij. Një nga trendet më surprizuese të vitit të kaluar ishte përqafimi i abstraktes. Makeup-artistët por edhe adhuruesit amatorë të makeup-it luajtën me ngjyrat dhe format, duke i kthyer sytë në telajo që nuk kanë rregulla. Pa dyshim, që ky trend pritet të vazhdojë edhe këtë vit.

Clean Girl Makeup

Tualeti si ‘një vajzë e pastër’  ka qenë padyshim kryefjala e këtij viti që lamë pas. Vajzat e ‘tiktok’ sollën një mënyrë të  re të të bërit makeup dhe kjo është pikërisht të përdorësh pak produkte,me mbulim të vogël ose mesatar, dhe kryesisht tone të lehta. Fondatinën mat, me mbulim të plotë, sytë e ekzagjëruar me xixa dhe shtresat e tepërta të makeup-it, duket se do lihen në 2016-ën.

Rimeli me ngjyrë

Për shumë muaj, vetullat e zbardhura apo të lyera me xixa ishin në qendër të vëmendjes, por tashmë ka ardhur koha që qërpikët të jenë personazhi kryesor i vitit. Rimeli blu, kaf ose lejla do bëjë një rikthim, duke i sjellë ngjyra portretit tuaj.

Buzët Ombre

Me një inspirim të dukshëm nga vitet 90, buzët me dy ngjyra po rikthehen. Kombinimet më të famshme janë: vijëzimi i buëzve me njgyrë kafe të errët, dhe përdorimi i një kafeje më të hapur në qendër të tyre. E njejta gjë dhe më një tjetër ngjyrë shumë të preferuar, që është e kuqja.

Ç’është një tualet i bukur, pa patur edhe një veshje apo aksesorë që tërheqin vëmendjen e të gjithëve?

Fjongot

Nëse jeni përdoures të tiktok-ut, mund të keni parë trendin e dekorimit të gjithçkaje me fjongo rozë. Stili vajzëror nuk do shkëputet nga 2024. Fjongot do jenë kudo, në fustane, në flokë, në pantallona, madje edhe si formë eyeliner-i. Meritë për ketë merr padyshim Lan del Rey.

Luksi ‘i fshehur’

Logot e famshme të markave të shtrenjta do lihen pas dhe vëmendja do përqëndrohet tek rrobat që nuk kanë asnjë logo sipër, por që e tregojnë vlerën e tyre parë nga cilësia dhe stili. Duket se do kemi një kthim tek bazikja dhe veshjet ‘timeless’.

Çantat e mëdha

Ndonjëherë duam të mbajmë më shume sesa një shkelqyes dhe laps buzësh në  çantë, dhe për këtë na duhet një çantë gjigande! Ekspertët  e modës dolën në përfunmdimin që ato jenë trend i 2024-ës. Epokës së çantave të vogla të Jacquemus po i vjen fundi…

Veshje “të rregullta”

Këmishë, pulovër, fund me kuadrate, çorape të gjata dhe çizme! Veshje që ju tregon si një zonjushë e vërtetë kolegji parashikohet të bëjë namin në 2024 .Pulovrat e vjetra ‘Polo’ që mund të keni në dollap, do t’ju duhen këtë vit për të realizuar këtë look.

Forma dhe volum

Lamë pas epokën e xhinseve të ngushta dhe bluzeve të shkurtra, për të hyrë në një vit ku do mbizotërojnë rrobat e gjera, me cepa dhe forma eksperimentuese. Këtë vit pritet të shohim funde të gjatë, të derdhur, kombinuar me pulovra dhe xhaketa po ashtu ‘oversized’.

Si marinar

Karakterizuar nga elementë tradicionale të uniformave të marinarëve, vija, ngjyra blu, qepje të rregullta, ‘estetika e marinarit’ do bëjë një rikthim të fuqishëm në vitin 2024. Miu Miu shfaqi koleksionin e pranverës 2024 dhe ia dedikoi tërësisht këtij stili. Megjithëse trended tanë gjithmonë qejf për tu ndjekur, mos harroni të keni stilin tuaj origjinal dhe të vishni  çfarëdo që ju bën të ndiheni rehat, në 2024-ën!/ZËRI

Poll

MOS HUMB