Qytetërim

Ndarja e bujshme me Bes Kallakun, Xhensila çudit me postimin e fundit. Aktori asnjë fjalë për të birin

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë, Amen dhe Ajka

E.K
Ndarja e bujshme me Bes Kallakun, Xhensila çudit me postimin e fundit.
Besi, Xhensila dhe dy femijet

TIRANË- Edhe pse prej disa muajsh i kanë dhënë fund martesës së tyre, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku vijojnë që të qëndrojnë në qendër të vëmendjes së mediave, me postimet apo thumbat që hedhin në drejtim të njëri-tjetrit.

Djali i ish-çiftit ka festuar dje 7 mujorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë këngëtarja ka surprizuar të voglin e saj me një tortë, mbi të cilën ka vendosur numrin shtatë.

Xhensila ka postuar në InstaStory një foto me dy fëmijët e saj, ndërsa krahas saj shkruan: “Gëzuar 7 mujorin drita e jetës sime!”

Megjithatë syrit të fansave nuk iu shpëtoi një detaj në foton që Xhensila postoi, dhe ishte mënyra se si këngëtarja thërret djalin e saj.

“Amen Kallaku” shkruan këngëtarja krahas fotos me dy fëmijët, duke treguar se ndonëse është ndarë nga babai i tyre, Bes Kallaku, ajo vazhdon që ti thërrasë të vegjlit e saj me mbiemrin e të atit.

Ndarja e bujshme me Bes Kallakun, Xhensila çudit me postimin e fundit.
postimi i xhensiles

Por nga ana tjetër, aktori nuk e ka uruar të birin për 7 mujorin e tij të lindjes.

Ish-çifti janë në proces divorci dhe ishte Bes Kallaku ai që konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, duke treguar se tashmë fëmijët qëndrojnë me të.

Fundi i marrëdhënies së tyre nuk ndodhi në mënyrë paqësore, dhe kjo vërehet qartë në thumbat e njëri-tjerit, ku ai i fundit ishte i Bes Kallakut me këngën “Mosmirnjohja”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB