Qytetërim

Mbrojtësi Ajeti flet në prag të sfidës me Italinë, superkompjuteri: 0.8 shanse për në finale

Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses.

f.t
Mbrojtësi Ajeti flet në prag të sfidës me Italinë,
Arlind Ajeti

GJERMANI-Shqipëria po përgatitet për eksperiencën e dytë në finalet e një Europiani. Ndërkohë këtë të martë seancat stërvitore kanë qenë të mbyllura pa praninë se askujt, edhe mediat janë lejuar vetëm 15 minuta të fillojnë momentin e nxehjes më pas gjithçka e izoluar për përgatitjen e ndeshjes së parë kundër Italisë me nga dy seanca në ditë.  Ndërkohë në konferencën për shtyp të sotme ka qenë mbrojtësi Arlind Ajeti, për të ky është Europiani i dytë, pas Francë 2016-të.

“Shumë mirë, besoj se çdo lojtar që është grumbulluar ndjehet mirë është diçka speciale. Nuk e di çfarë do bëj ndryshe, unë mundohem gjithmonë të jem pranë ekipit. A do luajë apo jo e vendos trajneri, unë do e mbështes Kombëtaren si në fushë ashtu edhe jashtë saj. E kemi analizuar të gjithë ekipin e italianëve, në ditët e ardhshme sot e nesër do t’i shohim edhe specifikisht sulmuesit“-shprehet futbollisti Arlind Ajeti.

Ndërkohë superkompjuteri Opta, ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë mundësitë e secilit ekip për sukses. Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses. Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.

Poll

MOS HUMB