
BRAZIL-Jetë e re për Robinhon, ish-futbollistin që fitoi kampionatin e tetëmbëdhjetë me Milanin dhe ishte protagonist së bashku me Ibrahimoviçin në eksperiencën e tij të parë me fanellën e “Djallit”. Aktualisht Robinho po vuan dënimin e tij në Tremembe, e cila, në Brazil, njihet si burgu i njerëzve të famshëm.
Siç raporton “Il Corriere della Sera”, ish-futbollisti po ndjek disa rrugë rikuperimi gjatë periudhës së heqjes së lirisë. Në veçanti, Robinho po studion si elektricist, duke riparuar televizorë, radio dhe objekte të tjera. Krahas kësaj, braziliani drejton edhe një program leximi që synon të shpërndajë 500 libra në muaj për të burgosurit e tjerë.
Avokatët e tij po punojnë për ta nxjerrë nga burgu në vitin 2027, kur ai do të ketë kryer pothuajse gjysmën e dënimit. Në karrierën e tij, Robinho ndër të tjera luajti për Real Madrid, Manchester Cityn, Milanin dhe dhe Basaksehirin. Ai duhet të kalojë 9 vite pas hekurave të qelisë, pasi ëshët shpallur fajtor për përdhunimin në grup të një 22-vjeçarje shqiptare, të cilën e takoi në një bar të Milanos, edhe pse vetë ai ka pretenduar se marrëdhënia ishte konsensuale. /ZËRI