Qytetërim

Lautaro Martinezi shkëlqeu, Interi shkroi historinë në Ligë Kampionesh

Interi vulosi dje kualifikimin e bujshëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve

Redaksia Zëri
Lautaro Martinezi shkëlqeu, Interi shkroi historinë në Ligë
PAMJE NGA NDESHJA

ITALI- Kapiteni interist, Lautaro Martinezi, dje bëri histori me fanellën zikaltër, ai arriti shifrën e 150 golave në të gjitha garat me bluzinjtë. Me golin ndaj Bajernit të Mynihut, argjentinasi u bë lojtari i parë i huaj që e arrin këtë rekord për klubin, duke u renditur krahas legjendave si Meaca, Boninsenja, Niers, Altobeli dhe Macola.

Martinezi bëhet i pari interist, që shënon në pesë ndeshje radhazi në Ligë Kampionesh, kompeticion ku është duke shkëlqyer në nivel ekipor dhe individual. Statistikat mbresëlënëse janë vetëm njeri element, Lautaroja ka ndriçuar me paraqitje të jashtëzakonshme, ku ka realizuar tashmë tetë gola dhe ka spikatur si lider skuadre.

Argjentinasi ndodhet vetëm një hap larg rekordit historik të klubit, që mbahet nga Hernan Krespoja, bashkëpatrioti i tij, me nëntë gola evropianë në sezonin 2002/03.

Krahasimi me yje si Krespo dhe Etoja e ka zyrtarizuar golashënues, lider dhe simbol të skuadrës së Simone Inzagit.

Interi vulosi dje kualifikimin e bujshëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pas një barazimi dramatik 2-2 kundër bavarezëve të Visent Kompanisë në San Siro. Fitorja 2-1 si udhëtuese vendosi fatet. Pas një pjese të parë të vuajtur dhe një goli nga Kejn, zikaltërit reaguan me grintë: Martinezi barazoi, Pavardi përmbysi rezultatin, dhe pavarësisht golit të dytë të Bakernit, Interi rezistoi deri në fund. Më 29 prill do të garohet me Barcelonën se cili do të jetë finalisti./ZËRI

Poll

MOS HUMB