Qytetërim

Gucci, Birkin dhe La Mer po "dridhen"/ Pas tarifave të Trump, kinezët kërcënojnë se do "mbushin" tregun me mallra "fake"

Gucci, Hermes, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe kompani të tjera të panumërta prodhojnë gjithçka, nga rrobat tek çantat dhe aksesorët. Më pas, i dërgojnë në Francë ose Itali, vetëm për të shtuar logot.

k.m.
Gucci, Birkin dhe La Mer po "dridhen"/ Pas tarifave të Trump,
Pamje nga fabrikat

SHBA- A keni dashur gjithmonë të keni një çantë Birkin, por nuk e keni përballuar dot çmimin e saj? Tani që lufta tregtare që ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kinës mund ta keni një të tillë. Kjo sepse luftërat tregtare mund të kenë humbje, por krijojnë edhe mundësi.

Një nga kartat më të forta që kinezët kanë aktualisht në duart e tyre është fakti se ata zotërojnë 80% të prodhimit botëror të mallrave luksoze. Gucci, Hermes, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe kompani të tjera të panumërta prodhojnë gjithçka, nga rrobat tek çantat dhe aksesorët. Më pas, i dërgojnë në Francë ose Itali, vetëm për të shtuar logot.

Tani, për shkak se të gjitha këto marka rrezikojnë të humbasin tregun amerikan me taksat 145%, Pekini po i paralajmëron se kushdo që e zhvendos prodhimin jashtë Kinës do të shohë sesi produktet e tyre do të shihen nga të njëjtët prodhues kinezë që i bëjnë, por me çmim më të ulët. Sipas raporteve franceze, Kina po shqyrton mundësinë që të lërë të lirë ata që kopjojnë produktet, veçanërisht ata që synojnë markat luksoze amerikane, kjo si përgjigje ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Kështu, prodhuesit kinezë janë futur në TikTok dhe po postojnë video që zbulojnë, nga njëra anë, super fitimet e kompanive që shesin produkte luksoze, por nga ana tjetër, sa të varur janë nga prodhimi kinez dhe krahu i lirë i punës për të prodhuar produktet e tyre. Ata inkurajojnë njerëzit që të blejnë produktet direkt prej tyre.

Kinezët në videot e tyre tregojnë se të gjitha produktet luksoze prodhohen me 1/10 dhe 1/20 të çmimit që shiten në butikët europianë dhe amerikanë. Çantat Hermes Birkin kushtojnë 1,400 dollarë për t'u krijuar por shiten nga dhe shitur nga 38,000-2 milion dollarë. Nike, Adidas dhe Puma prodhojnë atlete për 10 dollarë dhe i shesin për 150 dollarë në Amerikë. Michael Kors, Calvin Klein, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo janë gjithashtu në listën e atyre që marzhin e fitimit e kanë 1:20.

Ishte kryeministri kinez Li Qiang, ai që i paraqiti më 4 prill Këshillit Shtetëror të Kinës një sërë masash në përgjigje të tarifave të reja të Donald Trump mbi importet kineze. Ndër masat që ai prezantoi, një që shqetësoi veçanërisht industrinë amerikane të mallrave luksoze. Bëhet fjalë pikërisht për "kopjuesit". 

Ky njoftim i dha fund më shumë se 5 viteve luftë kundër falsifikimit në Kinë. Vendi, i përballur me kritika të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë e mëdha të huaja, ndaj edhe vitet e fundit kishin zgjeruar ndjeshëm arsenalin ligjor për të mbrojtur më mirë pronësinë intelektuale.

Kthesa e mprehtë e Kinës ka bërë që gjigantët amerikanë të luksit si Ralph Lauren, Tom Ford, Calvin Klein, Coach (Tapestry), Jimmy Choo (Capri) dhe The Roë, të cilët janë veçanërisht viktima të falsifikimit, të frikësohen se do të ketë një rritje të shtrirjes së falsifikimit të markave të tyre në tregun kinez. Markat e bukurisë, si Estée Lauder, e cila zotëron markën luksoze "La Mer", janë gjithashtu të prekura.

Frika është edhe më e fortë duke pasur parasysh se Kina, së cilës shumica e këtyre markave ia kanë dhënë pjesën më të madhe të prodhimit të tyre, tani ka aftësinë të prodhojë sasi të mëdha produkteshnga të njëjtat fabrika dhe me të njëjtat materiale origjinale. 

Kur Rusia u sanksionua nga BE dhe SHBA pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, ajo përdori gjithashtu falsifikimin si armë duke legalizuar importet paralele. Që atëherë, mallrat që hyjnë në tregun rus nuk kërkojnë më prova të pronësisë intelektuale./ZËRI

Poll

MOS HUMB