Qytetërim

U vu në pranga pas një sherri në lokal, William Levy lirohet pasi paguan 500$, deklarata: U futa për t’i ndarë

Pas daljes nga qelia, vetë aktori ka deklaruar përpara gazetarëve se ai u gjet aksidentalisht i përfshirë në incident dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ata që u konfliktuan.

F.m
U vu në pranga pas një sherri në lokal, William Levy lirohet pasi
William Levy Gutierrez

SHBA- Aktori i mirënjohur kubanez, William Levy Gutierrez ka dalë para gjykatës, një ditë pasi u vu në pranga, pas një incidenti të ndodhur në një restorant. Pas një marrëveshjeje të arritur me prokurorinë, ai është liruar në këmbim të një garancie pre 500 dollarësh që ka paguar. 250 dollarë për secilën nga dy akuzat që rëndonin mbi të.

Pjesë nga seanca në gjyq:

Gjyqtari: Zoti Gutierrez.

William Levy Gutierrez: Po zotëri.

Gjyqtari: Ok, zoti Gutierrez, ne kemi avokatin tuaj të pranishëm përmes Zoom. Zotëri, ju po përballeni me dy akuza: një për dehje të çrregullt në një vend publik duke shkaktuar shqetësim dhe një tjetër për shkatërrim prone. Gjykata ka dale në përfundimin se ka prova të mjaftueshme. Do të dëgjoj fillimisht prokurorinë dhe më pas mbrojtjen tuaj. Vazhdoni prokuroria.

Prokurori: I nderuar, ne kemi rënë dakord për një garanci prej 250 $ për çdo akuzë me kushtin që të mos kthehet në vendngjarje.

Gjyqtari: Mbrojtja, është korrekte?

Avokatja: Korrekte, i nderuar.

Gjyqtari: Atëherë zoti Gutierrez, vendoset lirimi juaj me kusht duke paguar 250 dollarë për çdo akuzë, me kushtin që nuk do të ktheheni më në vendngjarje. Paç fat zotëri. Suksese avokate. Faleminderit.

Avokatja: Faleminderit i nderuar.

Prokurori: Faleminderit.

Pas daljes nga qelia, vetë aktori ka deklaruar përpara gazetarëve se ai u gjet aksidentalisht i përfshirë në incident dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ata që u konfliktuan.

Pjesë nga fjala para mediave:

William Levy Gutierrez: Në të vërtetë, isha me ekipin tim, me miq, po pinim ndonjë gotë, si ndonjëherë. Dikush tjetër nisi të përleshej dhe u futa unë në mes për t’i ndarë, për të evituar që situata të eskalonte dhe ai që përfundoi duke u vënë në pranga isha unë.

Thonë që ke shtyrë një nga punonjësit e restorantit

William Levy Gutierrez: Jo, jo, ka kamera. Unë kam qenë gjithë kohës në mes duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Në fund unë isha ai që përfundoi në pranga.

Thuhet që e ke tejkaluar me pijen

William Levy Gutierrez: Epo duhej gjetur një arsye për të më çuar atje…

Por si ndodhi? Nuk donit të paguanit llogarinë apo çfarë?

William Levy Gutierrez: Jo, jo, jo. Çfarë thoni…

Si i kaluat orët në qeli?

William Levy Gutierrez: Nuk e di nëse ishin të mira, por di që kam bërë miq shumë të mirë.

Poll

MOS HUMB