Qytetërim

Diddy me strategji të re para gjyqit, dëshiron të përfaqësohet nga një avokate me ngjyrë

Kërkohet një person me përvojë dhe aftësi për t'i bërë ballë një çështjeje me shkallë të lartë vështirësie dhe publiciteti

F.I
Diddy me strategji të re para gjyqit, dëshiron të
Puff Daddy

SHBA-Reperi Sean Jon Combs, i njohur si Diddy ose Puff Daddy duket se ka një strategji të re pak para gjyqit ndaj tij. Avokatët e Diddy janë duke kërkuar për një avokate femër me ngjyrë për t'iu bashkuar ekipit të tij aktual të gjyqit, Marc Agnifilo dhe Teny Geragos.

Kërkesa për të forcuar ekipin me një avokate me ngjyrë, shoqërohet me specifikime strikte, pasi kërkohet një person me përvojë dhe aftësi për t'i bërë ballë një çështjeje me shkallë të lartë vështirësie dhe publiciteti, shruan TMZ.

Vendimi, sipas raportit, nuk lidhet vetëm me imazhin e ekipit të tij, por edhe me strategjinë ligjore, pasi avokatët e tij tashmë kanë dalë me motive racore ndaj autoriteteve, duke pretenduar se ata po përpiqen të "shënjestrojnë një zezak të pasur dhe të suksesshëm".

Këngëtari 54-vjeçar i muzikës ndodhet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit (MDC) që kur u arrestua në shtator. Ai përballet me akuza të forta si trafikim seksual dhe transport për t'u përfshirë në prostitucion. Diddy u arrestua dhe u padit me akuza për trafik seksual, shantazh dhe transport për t'u angazhuar në prostitucion më 16 shtator. Aktakuza prej 14 faqesh akuzonte Diddy për një "ndërmarrje kriminale" që abuzonte dhe kërcënonte seksualisht, si dhe fizikisht gratë dhe të tjerët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB