Qytetërim

Armeni Mkitarjan habit në konferencën përpara ndeshjes me Bajernin: Mund të tërhiqem

Lojtari armen, i cili iu bashkua Interit si lojtar i lirë në vitin 2022, ka fituar që prej atëherë një kampionat, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Redaksia Zëri
Armeni Mkitarjan habit në konferencën përpara ndeshjes me
Henrik Mkitarjan

ITALI-Në prag të përballjes së shumëpritur me Bajernin, prej të cilit do të dalë një ndër gjysëmfinalistët më të fortë të kësaj Lige Kampionësh, mesfushori armen i Interit, Henrik Mkitarjan surpriozi jo pak. Ai dha një deklaratë të papritur për të ardhmen e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, ai nuk përjashtoi mundësinë e tërheqjes nga futbolli në fund të këtij sezoni: Është një nga sezonet më të lodhshme të karrierës sime. Jemi në garë në tre fronte dhe nuk duam të dorëzohemi. Jam i lumtur që kam arritur deri këtu, ndoshta kjo nuk do të më ndodhë më. Ndoshta më kanë mbetur edhe një ose dy vite për të luajtur... ose ndoshta do të ndalem që në fund të këtij sezoni, tha me qetësinë e tij karakteristike.

Lojtari armen, i cili iu bashkua Interit si lojtar i lirë në vitin 2022, ka fituar që prej atëherë një kampionat, një Kupë Italie dhe dy Superkupa. Në janar mbushi 36 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2026, por siç duket, lodhja fizike dhe intensiteti i lartë i garave në tre kampe e kanë shtyrë drejt reflektimeve serioze për të ardhmen. Nuk përjashtohet as ndonjë superofertë pensionuese, në kampionate që mirëpaguajnë e jo aq të ngarkuar sa futbolli italian.

Lidhur me objektivat e skuadrës interiste, e cila është teorikisht në lojë për tripletën, armeni u shpreh: Unë e thashë dhe e konfirmoj. Shoh çdo ditë se si punon skuadra për të arritur objektivat. Jemi shumë të fortë dhe do të luftojmë deri në fund./ZËRI

Poll

MOS HUMB