
TIRANË-Futbolli shqiptar preket nga një ngjarje tragjike: futbollisti i nëntë kundër nëntë vdes gjatë ndeshjes. Ngjarja ka goditur futbollin shqiptar të martën në mbrëmje kur po luhej ndeshja gjysmëfinale e kampionatit 9 kundër 9 mes Dajtit dhe Lumnineses. Bledar Hajdari, 28-vjeçar, ka humbur jetën në fushë.
Lojtari, pjesë e skuadrës së Dajtit, dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes që po luhej në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë. Ndërhyrja ishte e shpejtë, por ai fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Ndeshja u ndërpre menjëherë. Bledar Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacionalit në Tiranë, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me disa ekipe si: Kevitan, Valbona, Orikumi, Skrapari, Arnisa dhe së fundi me FC Dajti në futbollin 9×9./ZËRI