
ITALI- Interi do të udhëtojë në Mynih me një objektiv të qartë: të shkruajë historinë dhe të sigurojë gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve. Për të plotësuar këtë objektiv, më të qartë se kushdo tjetër në repartin e mbrojtjes, e ka Jan Someri, portieri zviceran, se si fitohet. Ai e kupton më mirë se të tjerë se duhet të ruhet soliditeti mbrojtës, i treguar më së miri nga interistët deri tani në Europë.
Larg Italisë skuadra e Inzaghit ka pësuar vetëm dy gola në dhjetë ndeshje ndërkombëtare, me plot 8 ndeshje pa pësuar gol.
Jan Someri në portë, i zëvendësuar vetëm në transfertën kundër PSV nga Josep Martínez, është shumë pranë rekordit të portës së paprekur në një sezon të vetëm të UCL-së.
Këtë vit Evropa është njohur me paraqitjet e shkëlqyera të grekut Konstantinos Xolakis të Olympiakosit, me 6 ndeshje pa pësuar gol në Europa League. Matevz Vidovsek, portieri 25-vjeçar slloven që mbron portën e Olimpia Lubiana, në 5 nga 8 ndeshjet e luajtura nuk pësoi gol.
Jan Somer, 36-vjeçar, në garë dhe kryesues për titullin kampion në Itali, gjysëmfinalist i Kupës së Italisë dhe çerekfinalist i Ligës së Kampioneve, ka regjistruar 20 ndeshje pa pësuar gol në 41 ndeshje aktivizim me Interin, klubin e tij, në të gjitha garat këtë sezon./ZËRI