
ITALI- "E kam shlyer borxhin tim me drejtësinë. Me një dënim dhe një përjashtim domethënës, me poshtërime të vazhdueshme dhe të justifikuara, me turpin e provuar dhe me rrezikun për të mos u ngritur më", ka shkruar mesfushori i Fiorentinës, i huazuar nga Juventusi, në lidhje me rimarrjen e pozitave mediatike nga çështja e rihapur e basteve.
"E kam treguar për patologjinë time të rëndë, në shkolla, në familjarë, u kam treguar miqve dhe shtypit. Po atij shtypi që shpesh trajton problemet e rënda të sëmundjes sime dhe se si përballohen ato, por që sot më vë sërish në shtyllën e turpit. Edhe një herë", shkruan jo pa nerv mesfushori i talentuar italian.
Lojtari në huazim te Fiorentina tregohet direkt dhe i ndjeshëm kur pranon se ka kaluar një periudhë të errët, duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, konkretisht ludopatia.
"Të shohësh tani gjithë këtë sulm mediatik po më bën të përjetoj sërish ata fantazma,"- shpreh zhgënjimin mesfushori italian duke kërkuar të drejtën e tij për ta lënë të shkuarën pas dhe për t'u ringritur plotësisht./ZËRI