Qytetërim

Kievoja e Veronës do të rikthehet

Asnjë biznesmen nuk u interesua për aksionet e saj, dhe kreu i Komunës së atëhershme, Federiko Sboarina shpalli falimentin duke mos e regjistruar dot klubin.

Redaksia Zëri
Kievoja e Veronës do të rikthehet
Foto ilustruese

ITALI- Kievoja e Veronës, klubi 92-vjeçar asokohe, simpatik e me emër të mirë edhe në Serinë "A", falimentoi zyrtarisht në verën e vitit 2021 dhe u zhduk nga harta e futbollit italian. Klubi i themeluar në 1929 prej problemeve financiare zbriti në Serinë D, kategorinë e katërt të futbollit italian. Klubi nuk e plotësoi dot asokohe afatin e fundit për blerjen e aksioneve.

Asnjë biznesmen nuk u interesua për aksionet e saj, dhe kreu i Komunës së atëhershme, Federiko Sboarina shpalli falimentin duke mos e regjistruar dot klubin. Pranë verdhebluve qëndroi si president nderi vetëm ish-sulmuesi dhe kapiteni i saj legjendar, Serxhip Pelisier. Asokohe skuadra u quajt Klivense, ndërsa në vitin 2024 rimorën emrin historik, për 300 mijë euro në një ankand.

Tani, për klubin nga Verona është hapur një dritare e re shpresë pas tre vitesh harrimi në nivele shumë të ulta: Dy figura të reja do të jenë drejtuesit e klubit që tani quhet KievoVerona e jo më Kievoja e Veronës. Pietro Laterza është presidenti i ri i klubit veronez, ndërsa Luixhi Tavernise do të jetë në detyrën e zëvendësit. Sulmuesi legjendar I Kievos së dikurshme, Serxhio Pelisier do të mbetet president nderi.

Në një komunikatë zyrtare klubi njoftonte në lidhje me futjen e ortakëve të rinj se: Të dy janë sipërmarrës, të cilët janë shprehur se janë motivuar vetëm nga dashuria për projektin. Në qendër të angazhimit të tyre, që përfshin një investim të rëndësishëm financiar, është projekti “Chievo100”, i cili synon ringritjen e klubit deri në vitin 2029, për t’i kthyer skuadrës skenën që meriton.

Me projektin e ri KievoVerona bashkohet edhe Enzo Zanin, sj pjesë e Këshillit të Administrimit duke sjell përvojën e tij të gjatë në futboll si drejtues sportiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB