Qytetërim

Ultrasit e Lacios dhe Romës vijojnë traditën e përplasjeve të egra, "paguan" Policia

Mbi 2 mijë forca policore u angazhuan për të ruajtur rendin gjatë kësaj ndeshjeje.

Redaksia Zëri
Ultrasit e Lacios dhe Romës vijojnë traditën e përplasjeve
pamje nga ngjarja

ITALI- Derbi i Romës, Lacio-Roma, dje në mesditë nisi në mënyrën më të gabuar duke ringjallur kujtime të kohërave kur jo pa shkak u zgjodh që derbi të mos luhej më mbrëmjeve. Përplasjet dhunshme mes tifozëve dhe pastaj me forcat e rendit u rikthyen. Rreth orës 17:30, pranë zonës së Ponte Milvio, 300 tifozë të Romës tentuan të kalonin drejt zonës ku po afroheshin ultrasit e Lazios nga "Piazza Mancini".

Policia e shmangu përmes ndërhyrjes këtë përplasje të mundshme mes tifozerisë, por situata nuk u vu dot në kontroll me shpejtësi. Aty për aty tifozët nisën të hedhin sende të forta, kapsolla dhe bomba artizanale që patën një kosto të drejtpërdrejtë për forcat policore. 13 prej tyre u plagosën.

Për të shpërndarë turmat policia përdori ujëhedhës dhe shtimin e trupave pranë stadiumit "Olimpik" Mbi 2 mijë forca policore u angazhuan për të ruajtur rendin gjatë kësaj ndeshjeje. Shumica e rrugëve përreth stadiumit u bllokuan. Bilanci paraprak flet për 13 policë të plagosur gjatë këtyre përplasjeve, gjë që në mbrëmje shtyu vetëministrin e Brendshëm Mateo Piantedosi të reagonte duke dënuar dhunën dhe falënderuar e mbështetur policinë për profesionalizmin në kushtet e vështira. Ministri njoftoi po ashtu se, përveç dekretit të ri të sigurisë, do të ndërmarreshin masa shtesë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e efektivëve të rendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB