Qytetërim

Xhoshua Zirkze, sezon i mbyllur para kohe për shkak dëmtimi

Ai kërkoi zëvendësim të menjëhershëm pas dhimbjes dhe u largua nga fusha i ndihmuar nga stafi mjekësor.

Redaksia Zëri
Xhoshua Zirkze, sezon i mbyllur para kohe për shkak dëmtimi
Xhoshua Zirkze

ANGLI- Sezoni i parë i Xhoshua Zirkzesë në Premier Ligë me gjasë është mbyllur. Sulmuesi holandez i Mançester Junajtid pësoi një dëmtim serioz në tendinën e majtë gjatë ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Njukasëll.

Ai kërkoi zëvendësim të menjëhershëm pas dhimbjes dhe u largua nga fusha i ndihmuar nga stafi mjekësor.

Sipas mediave britanike, ndonëse trajneri Ruben Amorim ka deklaruar se Zirkze mund të mungojë vetëm për disa ndeshje duke lënë një dritë jeshile për të, klubi druhet se sezoni i tij është përfunduar. Kjo për shkak se Mançesteri do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit më 10 maj. Vetëm një finale e mundshme në Europa Ligë më 21 maj do ta rriste mundësinë që Zirkzenë ta shihnim sërish në fushë këtë sezon.

Holandezi u transferua nga Bolonja te Mançester Junajtid verën e kaluar për 42.5 milionë euro. Ai megjithatë ka zhgënjyer me paraqitjet e tij: vetëm 7 gola dhe 3 asistime në 48 paraqitje. Sezoni i tij është përshkuar nga kritika dhe momentet e vështira, përfshirë edhe një episod në dhjetor ku u zëvendësua herët gjatë një tjetër humbjeje kundër Njukasëll.

Ky dëmtim përbën goditjen e fundit për një sezon të errët si për lojtarin, ashtu edhe për klubin e kuq, që po kalon një nga periudhat më të dobëta të viteve të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB