
ITALI- Në të dy ndeshjet e mbrëmjes së djeshme, dy skuadrat pritëse, Aston Vila e Londrës dhe Borusia e Dortmundit, përbashkuese kishin faktin se fituan, se treguan seriozitet, këmbënguljen dhe dinjitetin e skuadrës pritëse që jep gjithçka në fushë për t'ia dalë arritjes në gjysëmfinale, por fati i të dy ndeshjeve ishte parashkruar në ndeshjet e para çerekfinale. Borusia dhe Aston Vila fituan, i kënaqën tifozeritë vendëse, por gjysëmfinalistet e para ishin, siç edhe pritej, PSG dhe Barcelona.
Barcelona i gëzoi fitores së parë 4-0 ndaj Dortmundit dhe humbja e djeshme në Signal Iduna Park të tejmbushur me tifozë verdhezinj që shpresonin të pamundurën, 3-1, nuk i ndryshoi fatet. Për gjermanët dje shkëlqeu Serhu Gjurasi, i cili shënoi një tregolësh në portën e Sheznit. Të parin e shënoi me penallti në minutën e njëmbëdhjetë të pjesës së parë. Të dytën e shënoi si sulmues rrace brenda kuadratit të portierit pas një pasimi të shokut të tij Bensebaini. Autori i asistit, Bensebaini, 6 minuta më vonë shkaktoi autogol. Mirëpo Gjurasi ishte lojtari i mbrëmjes dhe në të shtatëdhjetë e gjashtën shënoi edhe të tretin. Dortmundi u tregua shumë sulmues, duke bërë një paraqitje sa dinjitoze aq edhe mbresëlënëse për publikun e zjarrtë: 18 herë e kërkoi portën duke krijuar 5 raste të sigurta, shumë më këmbëngulëse se sa kundërshtari.
Në ndeshjen tjetër Vila ktheu lojën në mënyrë spektakolare në një pikë të caktuar të saj. Hakimi dhe Mendesi dukej se në të njëmbëdhjetë dhe të njëzetë e shtatën e kishin mbyllur hesapin që, gjithsesi dukej pranë të qenit i mbyllur edhe nga fitorja 3-1 e ndeshjes së parë, por ishte goli i Tilemansit në pjesë të parë që i mbajti ende matematikisht në lojë londinezët. Pjesa e dytë solli spektakël. Mekgin dhe Konsa e kthyen nga 1-2 në 3-2 në vetëm dy minuta, në të pesëdhjetë e pesën dhe dy minuta më pas. Anglezëve u duhej vetëm një gol për t'u rikthyer, gjë që tifozët dhe skuadra e besuan dhe e kërkuan, por përvoja dhe cilësia e PSG-së së Luis Enrikes e ndaluan me fat dhe meritë. PSG shfrytëzoi cilësitë teknike për mbajtjen e topit, madje edhe krijoi raste pa patur fat, mirëpo efikasiteti i londinezëve ishte në majat më të larta. Mbrëmë ata kontrolluan vetëm 34% mbajtjen e topit, por e kërkuan portën 17 herë, 6 prej të cilave si raste të pastra goli.
PSG-ja do të presë sot nëse Reali i Madridit do t'ia dalë ta bëjë mrekullinë e të kaluarin Arsenalin për të garuar bashkërisht gjysëmfinalen, ndërsa Barcelona pret të mësojë nëse kundërshtari i saj do të quhet Bajern i Mynihut apo Inter./ZËRI