Qytetërim

Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi kërkon të ikë nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve

18-vjeçarja është pjesë e ekipit shqiptar të skive prej vitit 2022, kur iu dha e drejta e garimit nga institucionet ndërkombëtare.

k.m.
Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi kërkon të ikë nga
Lara Colturi

TIRANË- Lara Colturi, skiatorja e natyralizuar në shqiptare, kërkon që të largohet nga Shqipëria. Për shkak të mungesës së fondeve nga Shqipëria, Colturi kërkon që tashmë po kërkon të përfaqësojë vendin e saj të lindjes, Italinë. 18-vjeçarja është pjesë e ekipit shqiptar të skive prej vitit 2022, kur iu dha e drejta e garimit nga institucionet ndërkombëtare.

Edhe pse Shqipëria nuk e ka buxhetin e skive sa Italia, gati 70 milionë euro, Lara ka marrë shpërblime për arritjet e saj në garat ndërkombëtare. Megjithatë duket se nuk mjaftojnë, ndaj ajo kërkon që të përfaqësojë vendin e saj.

Mirëpo, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) nuk e ka miratuar ende lëvizjen dhe nuk dihet me siguri nëse do ta miratojë. Nëse, KOKSH-i nuk e miraton dhe Lara vendos të largohet, atëherë sipas rregulloreve ndërkombëtare të skive, ajo do të duhet të pushojë një vit nga aktivitetet para se të përfaqësojë një tjetër vend.

Duke përfaqësuar flamurin kuqezi, Colturi ka arritur tre podiume në Kupën e Botës, dy vende të dyta dhe një vend të tretë. Lara Colturi iu bashkua Shqipërisë rreth 3 vite më parë, ndërsa nga ajo periudhë ka patur një rritje të jashtëzaonshme, duke shënuar historinë e sportit shqiptar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB