Qytetërim

Tragjedi në Kinë: Vdes në rrethana të dyshimta Aron Bupenxa, ish-Këpucë e Artë në Turqi

Bupenxa nuk ishte paraqitur në stërvitjen e fundit dhe klubi nuk kishte arritur të kontaktonte me të.

Redaksia Zëri
Tragjedi në Kinë: Vdes në rrethana të dyshimta Aron Bupenxa,
Aron Bupenxa

KINË- Sulmuesi gabonez Aron Bupenxa, 28 vjeç, ndërroi jetë në mënyrë të dyshimtë në Kinë. Atje ai luante këtë sezon me ekipin Zhejiang FC në Superligën kineze. Media rumune Fanatik raportoi se futbollisti u gjet i pajetë pasi kishte rënë nga kati i njëmbëdhjetë i një ndërtese në qytetin Hangzhou.

Bupenxa nuk ishte paraqitur në stërvitjen e fundit dhe klubi nuk kishte arritur të kontaktonte me të. Kjo ngriti menjëherë alarmin.

Autoritetet kineze kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë në tre pista: vetëvrasje, aksident ose një konflikt i mundshëm me vëllain e tij, i cili ndodhej me të në banesë.

Futbollisti kishte mbërritur në Kinë në janar i transferuar nga Rapid Bukuresht për 800 mijë euro, pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit rumun. Bupenxa e kishte mirë karrierën në Kinë, ku në 6 ndeshje me fanellën e Zhejiang, kishte shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste.

Karriera e tij është e pasur me përvoja në vende të ndryshme, në Francë me Bordonë, në Portugali me Feirense, në Rumani me Rapid Bukureshtin, SHBA me Cincinatim, dhe në Turqi me Hatajspor, ku në sezonin 2020/21 me 22 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, Këpucë e Artë e tij.

Vdekja e gabonezit ka tronditur botën e futbollit ndërkombëtar, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike janë ende në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB