
SHBA- Në mënyrë të papritur, ish-tenistja më e mirë vajzë, për Time 100 u shpreh me një koment jo pak thumbues për Janik Sinerin, nr. 1 të Botës në tenisin e meshkujve dhe pezullimit të tij tre mujor për përdorim të Clostebol-it.
E sapo renditur nga Time ndër 100 personat më me ndikim të vitit 2025, ish-kampionia amerikane thotë:
“Tenisi për meshkuj ka nevojë për të, por nëse do ta kisha bërë unë, do të më kishin dënuar me 20 vjet. Të jemi të sinqertë. Do të më kishin hequr edhe titujt e Grand Slam-it. Do të ishte përfolur në një univers tjetër", u shpreh tenistja amerikane.
Serena Uilliams përmendi tërthorazi, por duke refuzuar të japë komente të tjera për të, edhe Maria Sharapovën, ish-rivalen e saj historike, e cila u pezullua për dy vjet për përdorim dopingu në vitin 2016. Pastaj dënimi iu ul në 15 muaj pas ankimimit. Ndonëse një organ qeveritar i tenisit e kishte cilësuar shkeljen si të pavullnetshme. “Nuk mund të mos ndjej keqardhje për të”, u shpreh Uilliamsi në krahasim me rastin Siner, për të cilin nga ana sportive dhe stilin e lojës u shpreh se e vlerësonte shumë./ZËRI