
SPANJË- Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha përflitet se mund të kalojë te skuadra e Barcelonës në La Liga.
Pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri gjerman Andre ter Stegen, i cili do ta lërë jashtë fushave për 8 muaj, Barcelona është hedhur menjëherë në sulm në kërkim të një zëvendësuesi.
Mes shumë emrave që përmenden është edhe ai i gardianit kuqezi Etrit Berisha.
“Berisha ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe një vend të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare”, shkruan Mundo Deportivo.
Në listë janë edhe emra të tjerë: Loris Karius, Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.
Berisha është aktualisht një lojtarë i lirë pas largimit në verë nga Empoli, ndërsa e ardhmja e 35-vjeçarit mbetet në dyshim, për shkak të moshës, dhe kohës së gjatë që ka mbetur jashtë fushës.