
JALË-Këngëtarja Bleona Qereti është kthyer në vendlindje dhe ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Këngëtarja ndodhet në Jalë në shoqërinë e babait të saj dhe qenit Jonny.

Por si duket nuk janë vetëm pushimet, arsyeja e rikthimit në vendlindje. Bleona ka treguar në disa InstaStory se po merret edhe me muzikë. Në një postim, këngëtarja ka lënë të dyshohet se do të jetë pjesë e Festivalit të 63-të të Këngës. Ndonëse pjesëmarrja e saj nuk është konfirmuar, ripostimi i fotos tregon se ylli i muzikës shqiptare do të kthehet sërish me muzikë të re, dhe pse jo edhe të konkurroje per te përfaqësuar vendin tonë në Eurovision 2025.
Dorëzimi i këngëve për edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës do të fillojë në datën 20 shtator dhe do të jetë i hapur për një javë./ZËRI