
KOSOVË- Reperi Arkimend Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar sërish për sherrin e ndodhur në Pejë që përfundoi me dhunimin e personazhit të njohur në Tik Tok, Muhamet Iseni (Medi Iseni). Në një intervistë për Klan Kosova, Stresi thotë se Iseni ka rënë fillimisht në kontakt me babanë e tij, Sali Lushajn kur ky i fundit ndodhej në Zvivër. Por, Stresi thotë se nuk ka pranuar ta takojë dhe se ballafaqimi i tyre i parë ka qenë në prapaskenat e koncertit të reperit tjetër Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy, në Pejë. Sipas Stresit, Iseni kishte shkuar bashkë me miqtë e tij dhe në momentin që Noizy ka mbaruar perfomancën ka nisur përplasja fizike. Megjithatë këngëtari shton se as ai dhe as Noizy nuk e kanë lënduar fizkisht dhe se gjithçka ka qenë një kurth. Ai shprehet se ka shenja të prerash në duar, pasi ka tentuar t’i ndajë.
Fjala e Stresit:
Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo. Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizyn, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek. I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.
Tashmë Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Rigels Rajkun dhe mikun e Bahtjar Bajraktarin. Reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan.