Qytetërim

Familja Gjici shet 100% të aksioneve të klubit të Kukësit

Marrëveshja mësohet të jetë arritur këtë të martë dhe “Kukësi” do të nisë më 10 gusht një epokë të re, kur dhe bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë. 

F.m
Familja Gjici shet 100% të aksioneve të klubit të Kukësit
Klubi Kukësi

KUKËS- Epoka “Gjici” në klubin e Kukësit ka marrë fund! Familja ka shitur të gjitha aksionet dhe sipas  “Supersport”, blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.  

Marrëveshja mësohet të jetë arritur këtë të martë dhe “Kukësi” do të nisë më 10 gusht një epokë të re, kur dhe bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë. 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, vijon qëndrimin në burg. Ai është shtruar dhe në spital për shkak të gjendjes së tij të rënduar, pasi ka tentuar dhe vetëvrasjen në qeli.

Gjici u arrestuar pas publikimit të videos intime me Alma Kaçin, episod që zbuloi dhe dhënien e një tenderi.

Poll

MOS HUMB