Qytetërim

Arrestohet në aeroportin e Amsterdamit, Nicki Minaj

Lajmin e kanë bërë me dije mediat lokale.

k.m.
Arrestohet në aeroportin e Amsterdamit, Nicki Minaj
Nicki Minaj

HOLANDË- Reperja amerikane Nicki Minaj është arrestuar në aeroportin "Schiphol" të Amsterdamit në Holandë. Lajmin e kanë bërë me dije mediat lokale. Minaj ka filmuar një pjesë të takimit të saj me Policinë dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Në video dëgjohet një oficer policie që i thotë Minaj-t: Je e arrestuar!

MOMENTI ME VIDEO:


Policia holandeze lajmëroi vetëm se një shtetase amerikane 41-vjeçare ishte arrestuar nën dyshimin për posedim të drogave të lehta, por nuk e përmendi emrin e gruas në fjalë. Artistja po fluturonte në Manchester për të mbajtur një koncert.

BBC u është drejtuar përfaqësuesve të Minaj për koment, por ende nuk ka marrë asnjë sqarim. Por po në rrjetet sociale, reperja amerikane ka publikuar një sërë mesazhesh ku ka deklaruar se i është gjetur një sasi e vogël marijuane. Madje, ajo u ankua tek autoritetet vendase ia kishin marrë bagazhet pa pëlqimin e saj për t'i sabotuar turneun./ZËRI

Poll

MOS HUMB