
Arta Nitaj
KOSOVË-Modelja nga Peja, Arta Nitaj prej kohësh përflitej se është në një pritje të ëmbël. Tashmë nuk ka më vend për dyshime pasi lajmi është konfirmuar dhe modelja është në pritje të fëmijës së parë. Burime për Prive bëjnë me dije se gjinia e fëmijës është djalë.
Prej disa kohësh ajo është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, ku ka mbyllur Instagram duke marrë pushim me kohë të plotë nga jeta publike. Gjithashtu Arta Nitaj raportohet se po qëndron pjesën më të madhe të kohës në Tiranë.
Nuk dihet ende se kush është djali që i ka vjedhur zemrën modeles dhe pritet reagimi i Nitaj për të konfirmuar zërat./ZËRI
Poll