
SHBA- Modelja 25-vjeçare Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër. Nëpërmjet një postimi në Instagram modelja ndau me fansat dhe ndjekësit lajmin e bukur.
Në imazhin e publikuar bardh e zi, shihen këmbët e vogla të vajzës, duke shkruar: "Eloise Samantha Grainge ?5•20•24 dita më e bukur e jetës sime?."
View this post on Instagram
Emri i mesëm Samantha ka një rëndësi të veçantë për çiftin. Emri nderon nënën e ndjerë të Grainge, Samantha Berg, e cila pësoi komplikime gjatë lindjes, të cilat e çuan në një gjendje kome në të cilën ajo qëndroi derisa vdiq në vitin 2007.
Kujtojmë se Richie dhe bashkëshorti i saj Grainge u tronditën kur mësuan se do të kishin një vajzë.
“Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një tronditje e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar”, tha ajo më parë.
Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge u martuan në prill të 2023. Dasma e tyre përrallore tërhoqi vëmendjen e mbarë botës. /ZËRI