Qytetërim

Travis Scott zihet me ishin e Kylie Jenner në Kanë

Përleshja thuhet se filloi pasi shoku i mirë i Travis Scott dhe Tyga, Alexander 'AE' Edwards pati "fërkime" në 'The After' të Richie Akiva, një festë vjetore që ai organizon gjatë festivalit të filmit që mbahet për çdo vit në Kanë.

k.m.
Travis Scott zihet me ishin e Kylie Jenner në Kanë
Pamje nga sherri

SHBA- Travis Scott dhe Tyga, të dy ish të dashurit e Kylie Jenner janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin në Kanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes. Përleshja thuhet se filloi pasi shoku i mirë i Travis Scott dhe Tyga, Alexander 'AE' Edwards pati "fërkime" në 'The After' të Richie Akiva, një festë vjetore që ai organizon gjatë festivalit të filmit që mbahet për çdo vit në Kanë.

Burimet i thanë Page Six se përplasja nisi kur kur Scott rrëmbeu një mikrofon nga dora e Akiva dhe i tha diçka në mikrofon reperëve të tjerë. Përfaqësuesit e reperit Travis Scott refuzuan të komentojnë lidhur me ngjarjen. Po ashtu, heshtjen e kanë zgjedhur edhe Tyga dhe Edwards.

Reperi Tyga ka qenë i dashuri i parë i Kylie, me të cilën nisi të të frekuentohej që kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, por më pas lidhja e tyre mori fund. Kylie dhe Travis filluan një lidhje në 2017-ën, duke sjellë në jetë dy fëmijë: Stormi, 6 vjeç dhe Aire, 2. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në janar të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB