
AMSTERDAM- Koncerti i Nicki Minaj në Amsterdam është anuluar, njoftuan organizatorët të premten (31 maj 2024), pasi reperi u arrestua javën e kaluar në aeroportin e qytetit për posedim droge. Incidenti duket se e ka detyruar Minaj të shtyjë edhe koncertin e saj në Mançester të Anglisë në minutën e fundit. Siç është bërë tashmë e ditur, koncerti i saj të dielën e 2 qershorit në Amsterdam është anuluar. BBC raportoi se ylli u gjobit me 350 euro për shkeljen.
Nicki Minaj u arrestua në aeroportin "Schiphol" të Amsterdamit në Holandë, pasi iu gjetën lëndë narkotike. Ajo shprehet se fansat e saj duhet të presin disa ditë deri sa ajo të dalë në skenë më datë 3 qershor. Sipas Mirror këngëtarja u kërkoj falje fansave të saj dhe gjithashtu u shpreh se policia u mundua shumë që të ndalonin turneun e saj.
/ZËRI