Qytetërim

Will Smith & Jada Pinkett Smith, shfaqen për herë të parë bashkë në tapetin e kuq, pas zbuluan ndarjen

Çifti mori pjesë në premierën e filmit "Bad Boys: Ride or Die" në Los Angeles mbrëmjen e së enjtes.

E.K
Will Smith & Jada Pinkett Smith, shfaqen për herë të
Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq së bashku pasi zbuluan se janë ndarë prej shtatë vitesh. Çifti mori pjesë në premierën e filmit "Bad Boys: Ride or Die" në Los Angeles mbrëmjen e së enjtes.

Në fotot e publikuara të dy ishin shumë të buzëqeshur dhe sipas një reportazhi të Page Six duket se po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pavarësisht zbulimit se Jada Pinkett-Smith dhe Will Smith u ndanë në vitin 2016, aktorja konfirmoi nëntorin e kaluar në 'Drew Barrymore Show' se martesa e tyre mbetet e paprekur.

"Ne do të jemi bashkë përgjithmonë," i tha ajo prezantuesit Drew Barrymore. 

"Unë u përpoqa. Ne u përpoqëm”, tha ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB