Qytetërim

Ndodh në futbollin shqiptar! Trajneri u arrestua me urdhër të SPAK, Delvinën e drejton mjeku i ekipit

Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.

F.I
Ndodh në futbollin shqiptar! Trajneri u arrestua me urdhër të
Mjeku i ekipit të Delvinës

DELVINË-Përballja e skuadrave së Kategorisë së Dytë vjen me një episod të pazakontë, ku ndeshja mes Maliqit dhe Delvinës do të ketë edhe 'surpriza'. Kjo për shkak të mungesës së trajnerit të ekipit të Delvinës.

Markelian Alinani, trajneri i Delvinës (i njohur prej dekadash si “Bistrica”), u ndalua nga SPAK më 4 mars 2025, me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës. Alinani rezulton i përfshirë në një grup të strukturuar kriminale që kishte aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në mungesë të tij, në stadiumin “Jovan Asko” të Maliqit ka rënë në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin. Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit zhvilloi një aksion në Sarandë kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Në kuadër të aksionit, në Sarandë, u arrestua Bledar Haderi, në arrest shtëpie u vendos Gelbert Koshit, në detyrim paraqitje u la Dhurim Logli dhe u ndaluan në Delvinë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Delvina”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.

Kush është trajneri në probleme me drejtësinë

Markelian Alinani dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë është i njohur jo vetëm për karrierën në sport, por edhe për policinë. 

Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.

Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”. Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa./ZËRI

Poll

MOS HUMB