Aktualitet

Policia operacion antidroge në Sarandë, lëshohen disa masa sigurie (EMRAT)

Operacioni ka nisur sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa bëhet me dije se ka të arrestuar.

I.F
Policia operacion antidroge në Sarandë, lëshohen disa masa
Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një aksion në Sarandë kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Operacioni ka nisur sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa bëhet me dije se ka të arrestuar.

Në pranga:

Bledar Haderi,

Në arrest shtëpie:

Gelbert Koshit,

Detyrim paraqitje:

Dhurim Logli.

Po ashtu gjatë operacionit janë shoqëruar edhe Markelin Alinani, i cili është trajneri i ekipit të Delvinës, por rezulton një person me precedentë të shumtë penalë dhe Orges Kalo. Deri më tani bëhet me dije se janë lëshuar 10 masa sigurie dhe janë kontrolluar dhjetëra banesa.

Hetimi ka nisur nga SPAK që në vitit 2020, ndërsa më pas i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB