
TIRANË-Një kamerë e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki ka përfunduar keq, deri në nxjerrjen e armëve.
Në pamjet e publikuara tre persona (aktorë nga formati “Andale”) i afrohen nga hiçi dhe i kërkojnë llogari pse ka sharë Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ata janë të veshur me bluza në mbështetje të Gjestit, ndërsa i afrohen Zebërvokit për përleshje fizike. Gjatë konfrontimit, Zebërvoki nxori armën.
“Mos të preki njeri me dorë. Stop! Stop!”, thotë ai.
“Qetësohu, qetësohu, është kamera e fshehtë”, zbulojnë ata më pas.
Zebërvoki është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave./ZËRI